Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin në arrati, GJKKO lë në burg biznesmenin, liron përgjegjësin e Policisë Shkencore

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar masat e sigurisë për Fatjon Kallucin dhe Embro Sulejmanin, të arrestuar në kuadër të një procedimi penal, ku dyshohen se kanë ndihmuar Ergys Agasin gjatë periudhës kur ai ishte person në kërkim.

Për Fatjon Kalluçin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për biznesmenin Embro Sulejmanin “Detyrim paraqitjeje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit. Të dy janë nën hetim për dyshimet lidhur me me skandalin e AKSHI-t, pasi akuzohen se i dhënë ndihmë Agasit gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

NJOFTIMI I GJKKO
1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Z.E.S.
2. Ndryshimin e Vendimit nr. 70, datë 24.09.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Z. E.S.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj Z. E.S..
4. Urdhërimin e Z. E.S. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin paraprak të gjykatës.
5. Ndalimin e përdorimit të dokumenteve identifikuese për daljen jashtë shtetit të Z. E.S. pa autorizimin paraprak të gjykatës.
6. Caktimin ndaj Z. E.S. të masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.
7. Detyrimin e Z. E.S. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00, para oficerit të policisë gjyqësore që heton çështjen si dhe sa herë të thirret nga organet proceduese në vijim të procedimit penal.
8. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të Z. E.S., nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.
9. Miratimin e Vendimit nr. 70, datë 24.09.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Z. F.K.
10. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
11. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, me datë 03.11.2026.

GJYQTAR
FLORJAN KALAJA



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×