Shpërthimi vdekjeprurës në Greqi/ Tre të arrestuarit kishin rreth 80 përplasje me policinë, shqiptari i përfshirë në mbi 20 raste

Tre personat e arrestuar për shpërthimin vdekjeprurës në zonën e Plakës në Athinë, ku humbën jetën dy shtetas grekë dhe një shqiptar, rezultojnë të kenë një të kaluar të gjatë kriminale.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore greke, dy grekët dhe shqiptari i arrestuar kanë qenë të përfshirë në rreth 80 raste të mëparshme që kanë tërhequr vëmendjen e policisë.

Hetimet kanë zbuluar se njëri prej dy shtetasve grekë ka rekordin më të gjatë, me rreth 45 raste të regjistruara nga viti 1985 deri në vitin 2026. Bëhet fjalë për çështje që lidhen kryesisht me vjedhje, grabitje dhe drogë.

I arrestuari i dytë grek rezulton të jetë përfshirë në 13 raste të tjera, gjatë periudhës 2008-2026, gjithashtu për vepra penale që lidhen me vjedhje, grabitje dhe narkotikë.

Ndërkohë, shqiptari i arrestuar ka të regjistruara më shumë se 20 raste të mëparshme me autoritetet, nga viti 2019 deri në vitin 2026. Në dosjen e tij përfshihen çështje që lidhen me drogën, vjedhjet, grabitjet dhe përfitimin nga produkte të veprës penale.

Në total, tre të arrestuarit rezultojnë të kenë rreth 80 përfshirje të mëparshme në procedime apo kontrolle policore, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet.

Ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda, përfshirë zjarrvënie me pasojë vdekjen, shpërthim me pasoja të rënda, vrasje me dashje të mundshme dhe dëmtime të rënda trupore, në bashkëpunim.

Të tre të arrestuarve u është dhënë afat për t’u paraqitur para gjykatës të hënën, më 2 nëntor, në orën 12:00.

**Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë në Plaka?**

Një element kyç në hetimin e ngjarjes janë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë tre persona duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë pranë ndërtesës në rrugën Lysikratous, rreth pesë orë përpara shpërthimit.

Sipas hetuesve, personat shihen duke hyrë në shkallët e ndërtesës, duke qëndruar aty për disa minuta dhe më pas duke u larguar me nxitim, duke mbajtur me vete një pjesë tubi bakri.

Ndërkohë, raporti i përgatitur nga laboratori i Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës ka përcaktuar se pika e rrjedhjes së gazit ndodhej brenda ndërtesës, pranë matësit në katin përdhes, dhe jo jashtë objektit.

Hetimet po përqendrohen te heqja e tubit të bakrit dhe lidhja e mundshme e këtij veprimi me rrjedhjen e gazit dhe shpërthimin tragjik që shkaktoi tre viktima.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×