
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, është shoqëruar me disa incidente.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 25-vjeçari, i cili dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një 19-vjeçar pranë stadiumit, përpara nisjes së derbit.
Për shkak se iu gjetën kapsolla dhe flakadanë, janë proceduar edhe dy të mitur.
Ndërkaq, në kërkim është shpallur tjetër 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur një kapsollë në fushën e lojës gjatë ndeshjes.
Kujtojmë që para takimit pati edhe përplasje mes tifozëve, ku për qetësimin e situatës u desh ndërhyerja e policisë.
and then