
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
I plagosuri është një 29-vjeçar, i cili pas sulmit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 17-vjeçarit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
and then