“Rama dhe ish-kryeministri po përdorin Alibeajn”/ Genc Burimi: Meta rikthehet në politikë në korrik, barkë shpëtimi për kandidatët e Berishës në…

Genc Burimi

Analisti Genc Burimi, në një lidhje skype për rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, pasi Ilir Metës i mbaron në 24 korrik mandati. Ai sqaroi se kryeministri Edi Rama kërkon të ketë një votë pro nga PD në lidhje me zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi një gjë të tillë dëshiron që ta përdorë për ndërkombëtarët.

Burimi shtoi se zgjedhja e presidentit është duke u përdorur jo vetëm nga Rama, por edhe nga ish-kryeministri Berisha. Rama sipas tij është duke e përdorur Enkelejd Alibeajn dhe grupin e deputetëve që e mbështesin, për të marrë një votë nga PD që do ta përdorë përpara ndërkombëtarëve, si një marrëveshje me opozitën për çështjen e presidentit.

“Sot Ramës i duhet një president që mos të ketë një vakancë në vendin e presidentit në një kohë që negociatat për anëtarësimin në BE priten në qershor. Atij i duhet një firmë nga PD, ndaj është duke bashkëpunuar me Alibeajn, sepse i duhet një firmë nga PD për ndërkombëtarët. Në një moment kur PD e Berishës nuk ka një program, nuk është në gjendje të bëjë një opozitë të mjaftueshme. Sot kjo opozitë e Berishës kapet tek dosja e presidentit që është një dosje simbolike sepse edhe e bashkuar opozita nuk është në gjendje ta pengojë këtë proces. Berisha po e përdor që të lajë hesapet me grupin e Alibeajt. U intereson edhe PS-së edhe Berishës për të larë hesapet. PS-së i nevojitet për ndërkombëtarët që të thonë çdo gjë është gati, ndërsa PD me grupin e Alibeajt që të thotë bëjnë aleancë me Ramën.

Është diçka partiake që nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët. Rama dhe SHBA duan vetëm që Shqipëria të mos krijojë dallgë në politikën e jashtme. Imazhi që jepet jashtë është një Shqipëri pjesë e NATO-s, që ndihmon Ukrainën dhe afganët. Po së brendshmi nuk është e njëjta gjë. E ardhmja është rifutja e Metës në politikë, në korrik, gjë që do të rifuqizojë opozitën. Meta dhe LSI do të jenë një barkë shpëtimi për kandidatët e Berishës në zgjedhjet lokale. Do ketë një Berishë dhe Metë kundër Ramës. Edi Rama është i qetë se zgjedhjet janë në 2025. Nëse protestat vijnë pas hapjes së negociatatave nuk ka problem se nuk mund të rrëzohet qeveria me dhunë pas çeljes së negociatave. Problem është nëse këto protesta vijnë më parë e të hapen negociatat.”, tha Burimi.

Po ashtu analisti u ndal edhe te negociatat e Shqipërisë me BE si dhe qëndrimi i Francës për këtë çështje.

“Franca e pengoi në 2019 procesin integrues dhe kërkoi riformatimin të procesit të negociatave. Ishte ndërhyrja bullgare që bllokoi procesin. Franca nuk do të lejojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në këtë proces. Kjo dëshirë e Ramës është utopi.”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

“Rama dhe ish-kryeministri po përdorin Alibeajn”/ Genc Burimi: Meta rikthehet në politikë në korrik, barkë shpëtimi për kandidatët e Berishës në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook