Një ditë para Këshillit Kombëtar të PD, Alibeaj mesazh deputetëve: Keni afat deri të dielën në darkë për të sjellë…

Selia e PD

Një ditë para Këshillit Kombëtar të PD-së, në cilësinë e kreut të grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë.

Përmes sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliu, i ka kujtuar deputetëve që kanë afat deri të dielën në darkë që të dërgojnë propozimet e tyre mbi kriteret për zgjedhjen e Kreut të Shtetit.

“Të nderuar kolegë,
Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielen në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim.

Ju përshëndes!”, thuhet ne mesazh.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook