Shpërthimet në Riad, avioni i Ronaldos largohet natën, zbarkon në Madrid

Konflikti që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme ka prekur edhe yje të futbollit botëror si C.Ronaldo. Së fundmi, Irani goditi edhe Arabinë Sauditë, ku të paktën dy shpërthime të fuqishme goditën Ambasadën Amerikane në Riad. Tensioni i lartë ka bërë që familja e legjendës portugeze të largohet menjëherë nga Arabia Saudite, në mes të natës.

Sipas mediave, avioni privat i CR7 është parë të largohet nga Arabia Saudite menjëherë pas shpërthimeve të ndodhura në Riad.

Ronaldo jeton në kryeqytetin saudit së bashku me familjen e tij. Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi i gjurmimit të fluturimeve, avioni privat i Ronaldos realizoi me sukses fluturimin prej afro 7 orësh duke zbarkuar në Madrid.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×