Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident paraditen e sotme në Fushë-Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, ku shtetasi A. SH., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.