Conceiçao në sulm ndaj Milanit: Aty ishte kaos i vërtetë, kishte shumë probleme

Sergio Conceiçao nuk ka ndërmend ta lërë pas në heshtje periudhën e tij te Milani. Trajneri portugez ka dalë sërish në skenë me kritika të forta ndaj mënyrës se si u drejtua klubi gjatë aventurës së tij.

“Qëndrova te Milani për gjashtë muaj, kohë gjatë së cilës gjërat… nuk do të thosha se shkuan shkëlqyeshëm, por ia dolëm të fitonim një Superkupë dhe të arrinim në finalen e Kupës së Italisë. Amorim tha pak kohë më parë se Milani ka fituar vetëm dy kampionate në njëzet vite, dhe kjo është e vërtetë. Një nga dy kupat e fundit është e imja.”

“Më pas u vërtetua qartë se trajneri nuk ishte i vetmi problem. Natyrisht, unë kisha pjesën time të fajit dhe nuk dua t’u fshihem përgjegjësive, por u pa qartë që Allegri dhe drejtuesit dështuan.”

“I dërgoj një përqafim dhe i uroj fat në këtë rrugëtim të ri, i cili nuk është aspak i lehtë, sidomos për shkak të atmosferës që rrethon klubin. Ka shumë presion: njerëzit aty mendojnë se duhet të fitojnë Champions League-n dhe kampionatin çdo vit.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×