
Duket se G Flip dhe Chrisell Stause janë gati për të hedhur hapin e madh në marrëdhënien e tyre.
Disa ditë pasi shpallën lidhjen e tyre, këngëtarja 27-vjeçare australiane, foli rreth krijimit të një familjeje me yllin 40-vjeçar të Selling Sunset.
“Unë padyshim që shoh fëmijë në të ardhmen time,” u shpreh G Flip në podcastin “People Every Day”. “Tani për tani, unë dhe Chrishel e dimë se në çfarë faze jemi në jetën tonë. Dhe ne jemi shumë transparente për këtë.”
Ajo shton: “I dua fëmijët. Unë kam qenë mësuese muzike për vite përpara se të bëhesha bateriste e më pas artiste solo. Kështu që unë kam qenë sikur, gjithmonë i kam dashur fëmijët dhe po, patjetër që një ditë do të kem fëmijë.”
Ju kujtojmë që Chrishell zbuloi gjatë promovimit të filmit Selling Sunset se ajo dhe G Flip po takohen. Më vonë në një intervistë, G Flip u shpreh se sa “e marrosur” është pas partneres së saj Chrisell.
“Jam shumë me fat që e kam në jetën time”,thotë ajo. “Ne të dy ndihemi sikur do të jemi përgjithmonë në jetën e njëri-tjetrit. Ne kemi një lidhje shumë të fortë që nuk e gjen çdo ditë.”
“Edhe dy njerëz që kanë të njëjtat organe seksuale mund të kenë fëmijë”,-përfundon këngëtarja australiane.