
MALIQ
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, makina e ka zënë poshtë.
43-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi
Maliq/Informacione paraprake
-Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.
Janë ngritur grupet hetimore për të dyja ngjarjet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
and then