Elektricisti 34-vjeçar humb jetën në krye të detyrës, u godit nga rryma teksa riparonte defektin në shtyllën elektrike

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima me inicialet A. N., me detyrë elektricist i zonës, është dërguar rreth orës 20:36 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por ka mbërritur pa shenja jete.

Dyshohet se 34-vjeçari ishte thirrur nga disa familje në fshatin Bardhaj, të cilat kishin mbetur pa energji elektrike, për të riparuar defektin jashtë orarit zyrtar të punës.

Sipas policisë, ndërhyrja dyshohet se është kryer pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×