Protesta e studentëve/ “Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, i moshuari nga parku “Rinia”: Rama duhet tërhequr zvarrë!

Një qytetar i moshuar, pjesë e protestës studentore në Parku “Rinia” në Tiranë, ka dhënë një mesazh për gazetaren e News24, Ergys Gjençaj, duke shprehur mbështetjen për studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në rrugë.

Ai e cilësoi protestën si një reagim të domosdoshëm për të ardhmen e vendit, duke pretenduar se SPAK-u është pjesë e qeverisë. Qytetari u shpreh gjithashtu se Shqipëria nuk ka të ardhme me qeverinë aktuale dhe kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“Përveç studentëve dhe gjimnazistëve, janë edhe populli i Tiranës. Është një reagim i domosdoshëm për të ardhmen e këtij vendi. SPAK-u është pjesë e qeverisë, në të gjitha drejtimet. Ky vend, me këtë kryeministër dhe këtë qeveri, nuk ka asnjë të ardhme. Çdo ditë shkatërron dhe shet të gjitha të këqijat.

I mbështes në mënyrë të plotë ata që kanë dalë në protestë. Dhe kërkojmë largimin e Ramës. Ai duhet kapur zvarrë. Më pas të kalohet në qeveri teknike dhe më pas zgjedhje të lira. Nuk mund të rrimë peng i horrit.”, tha ai.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×