Përmbysja në pjesën e dytë e Liverpulit, Van Dajk tregon çfarë u tha në pushim Jyrgen Klop: Të tregonim se sa shumë…

Liverpuli ka mundur Vijarealin me një përmbysje mbresëlënëse në pjesën e dytë të ndeshjes, duke kthyer sfidën nga 2-0 në 3-2 brenda pak minutash. Një arritje jo e vogël për një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj një skuadre e cila kishte treguar nëj soliditet të pazakontë në prapavijë.

van dajk

Ndaj pas ndeshjes, edhe mbrojtësi i anglezëve, Virgil Van Dajk, është ngacmuar se çfarë ishte ajo që i kishte thënë Jyrgen Klop skuadrës për të sjellë atë lloj reagimi dhe një tablo krejtësisht të ndryshme për duelin.

“Çfarë na tha? Të luajmë futboll. Të luanim siç bën Liverpuli. Të luajmë ashtu siç kemi luajtur gjatë të gjithë sezonit. Të marrim topin, të bëjmë shumë lëvizje. Por gjithashtu, të tregonim se sa shumë e dëshironim që të shkonim në finale”, tregoi Van Dajk pas përfundimit të sfidës.

Arena e Lajmit


Përmbysja në pjesën e dytë e Liverpulit, Van Dajk tregon çfarë u tha në pushim Jyrgen Klop: Të tregonim se sa shumë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook