
Spektakli i Edon Zhegrovëes nuk mjafton, me Juven që bie keq në “Mapei”. Një mbrojtje “horror” i kushton shtrenjtë “Zonjës së Vjetër” me ekipin e Spallettit që pëson një humbje të rëndë 3-2 në transfertë përballë Sassuolo-s. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Spalletti ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë Zhegrovën dhe Woltemade, por ishte Sassuolo që i ndëshkoi me Sebastiano Esposito në minutën e 65-të.
Për të rikthyer “Zonjën e Vjetër” në lojë mendon Edon Zhegrova, me sulmuesin dardan që në minutën e 82-të realizoi një gol shumë të bukur duke barazuar shifrat në 1-1. Me Juven të hedhur përpara, në kërkim të golit të fitores, Sassuolo kapi të papërgatitur mbrojtjen e Juves, ku Boëie në minutën e 89-të finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Juve i falet edhe një herë Zhegrovës, pikërisht lojtarit që Spalletti e nxori nga planet për këtë sezon. Në minutën e 91-të, thuajse në të njëjtën formë, Zhegrova tundi rrjetën për herë të dytë, duke kompletuar mbrëmjen e tij të madhe në aspektin personal, por nuk ishte e thënë që Zhegrova dhe Juve të festonin qoftë dhe për një pikë. Atëherë kur gjërat po shkon drejtë fundit, në minutën e 94-të, Sassuolo përfitoi nga një keq vendosje totale e Juves në mbrojtje, ku një ish si Adzic i ndëshkoi duke bërë që në stadium të shpërthente festa.
Spalletti dhe Juve jo vetëm dalin duar bosh nga kjo transfertë, por kjo sfidë vërtetoi se bardhezinjtë janë shumë larg statusit për të qenë favorit, detaj ku u ndal edhe TuttoSport: “Luco, bëj diçka”, shkruan e përditshmja torineze në faqen e parë.

Pas ndeshjes, Spalletti u ndalet tek detajet e këtij takimi, ku sërish ishte i pakënaqur me Zhegrovën: “Skuadra humbi ekuilibrat nga dëshira për të fituar, sulmuan me 8 lojtarë, mund të shkonte edhe 3-2 për ne. Gjithsesi, kapem pas kësaj ndjesie pozitive për të fituar ndeshjen. Zhegrova? Ai është i pakapshëm në ato duele, por shpesh e prek topin më shumë se sa duhet. Nuk e shërbeu Kolo Muanin në një situatë ku mund të godiste portën. Herë të tjera humbet shumë topa dhe nuk i ka të dhënat për t’u kthyer, për të rikuperuar. Është një lojtar ekskluziv vetëm kur luajmë në gjysmëfushën kundërshtare”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
and then