Veliaj probleme me këmbën, avokati Ndreca në Spitalin e Fierit për të marrë kartelën mjekësore: Dyshime se nuk është trajtuar qëllimisht si duhet

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka shkuar në Spitalin Rajonal Memorial në Fier për të marrë kartelën mjekësore të klientit të tij, me qëllim që ta konsultojë edhe me mjekë specialistë në Tiranë.

Ndreca bëri të ditur se, nga komunikimet që ka pasur, një mjek turk i ka pohuar se gjatë ndërhyrjes së parë këmba e Veliajt nuk është pastruar siç duhet, çka, sipas tij, ka bërë që kocka të mos bashkohet. Për këtë arsye, avokati thekson se nevoja për një ndërhyrje të re kirurgjikale është urgjente.

Po ashtu, Ndreca ngre dyshime se klienti i tij nuk është trajtuar siç duhet qëllimisht.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×