Deputetët, ministrat dhe biznesmenët, ja sa do paguajnë çdo muaj në arkën e PS-së

Asambleja Kuotat Ok

Asambleja e PS-së ka miratuar sot një vendim për kuotat mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Sipas dokumentit të siguruar nga “BalkanWeb”, rezulton se biznesmenët anëtarë partie kanë “gjobën” më të madhe për të paguar. Ata do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja.

Një “gjobë” jo dhe aq të vogël kanë për të paguar edhe ministrat dhe deputetët, të cilët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj.

Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.

Deputetët, ministrat dhe biznesmenët, ja sa do paguajnë çdo muaj në arkën e PS-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook