Kryemadhi takim me gjimnazistët e Tiranës: E kam menduar edhe unë disa herë largimin nga Shqipëria, shpopullimi është ajo që do Edi Rama

222

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me gjimnazistët e Tiranës.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka evidentuar disa nga problemet me të cilat përballet sot arsimimi në Shqipëri.

Kryemadhi ka theksuar se një nga problemet e mëdha me të cilat përballet sot vendi është shpopullimi, për të cilën ka akuzuar kryeministrin Rama se po bën gjithçka që të ndodhë. Ajo shtoi se kryeministri është kthyer në një argat të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Kryemadhi ka ndarë me të rinjtë edhe faktin që edhe ajo si shumë shqiptarë të tjerë e ka menduar disa herë të largohej nga vendi.

“Prindërit tuaj edhe pse paguajnë taksat për arsimin, paguajnë edhe kurset private që të merni dije në maximum. Sapo kthehemi nga një vizitë zyrtare në Gjermani ku kemi tak qindra qytetarë të integruar. jemi krenarë që të rinjtë tanë integrohen kaq mirë, kur në fakt ata kanë qenë investim i familjeve të tyre dhe ndihemi të turpëruar që politika shqiptare i ka detyruar të largohen, ndërkohë që kemi të gjitha kushtet për tu bërë vend europian por kemi një Kryeministër që ka marrë peng arsimin, mjedisin gjithçka dhe është kthyer në një argat të Vuçiçit dhe gjithçka e bën për shpopullimin e vendit tonë.

Arsimi shqiptar dhe çdo fushë e jona ka probleme që i ndjejmë të gjithë. I ndjejnë edhe prindërit që ishin jashtë për të paguar arsimin tuaj shtesë. Një problem më të mëdha është mungesa e shpresës për të rinjtë. Të gjithë kemi faj sepse edhe opozita duhet të ngjalli shpresën.

Sot ju jeni grup i konsiderueshëm. jam e bindur që pjesa më e madhe e juaja dëshiron të iki nga Shqipëria. E kam menduar edhe unë disa herë, por largimi është gjëja që do Edi Rama sepse nuk përballon dot cilësinë e mendimit që ju keni. Ai është kthyer në kryeministër të drogës, inceneratorëve, vrasjes së shpresës, varfërisë, taksave të larta, i çdo fatkeqësie që i ka rënë sot Shqipërisë”, ka deklaruar Kryemadhi.

Arena e Lajmit

Kryemadhi takim me gjimnazistët e Tiranës: E kam menduar edhe unë disa herë largimin nga Shqipëria, shpopullimi është ajo që do Edi Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook