
Teksa sot ishte gjyqi për shtatë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi, Luftar Reçi i penduari i drejtësisë nuk është paraqitur në seancë.
Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Reçi është i penduar i drejtësisë për procesin ndaj Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt, Indrit Rusit Indrit Taullait dhe Viktor Imerajt. Ai nuk eshte paraqitur ne seancën e sotme duke pretenduar se eshte ne gjendje jo te mire psikologjike. Lala tha se Reci pretendon se ndihet i kërcenuar dhe nuk do te paraqitet ne seance, ndërkohë që nuk ka dhënë konfirmim për përfaqësimin me avokat. Duke marre shkas nga pretendimi i Recit, avokatët kërkuan ekspertim psikiatrik.
Ne keto kushte, gjyqi eshte shtyre per ne daten 20 maj.
Arena e Lajmit