UEFA Nations League | Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, mungon lojtari

Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në UEFA Nations League, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare para ndeshjes, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe skemat taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, me rikthimin e Kristjan Asllanit, ndërsa Klisman Cake vijon procesin e rikuperimit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×