Laçi ka mposhtur Egnatian me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë. Heroi i kurbinasve, ishte pikërisht bomberi Guindo, që me dopietën e realizuar në këtë sfidë, u ngjit në kuotën e 16 golave. Me këtë rezultat, Lacci i Duros, ka shtyrë sërish festën e Tiranës, për sa i përket titullit kampion, teksa bardheblutë e Shehit, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Teutës.
Me 3 pikët e marra, laccianët, duket se kanë blinduar vendin e dytë, ndërkohë që në krahun tjetër, Egnatia, duhet të presë, për sa i përket mbijetesës, teksa zona “play out”, duke shumë pranë. Për sa i përket ndeshjes, vendasit i patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
FT: EGNATIA-LAÇI 0-2
Guindo 56′, 87′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+1′ Levendi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
87′ GOOOOL LAÇI 0-2/ Përsëri ai, Sali Guindo, kurbinasit në avantazh të dyfishtë. Fantastik bomberi bardhezi, që nuk fal brenda zonës. Duro ndëshkohet me karton të verdhë.
87′ Momente tensioni, një tifoz i Egnatias, tenton të futet në fushë. Situatë e agravuar në afërsi të stolit të Laçit.
86′ Zëvendësim edhe te Laçi, Deliu i lë vendin Zylfiut.
84′ Dy zëvendësimet të tjera te Egnatia, largohen Duranski dhe Delarzh, në lojë Shyti dhe Magani.
80′ Egnatia i vjen rrotull golit, por mungon saktësia para portës.
75′ Zëvendësim tek Laçi, largohet Mazrekaj, vendin e tij e merr Sebastian Spahiu.
73′ Përsëri Xhekson pranë golit, por kësaj here, gjuajtja e futbollistit brazilian nga brenda zonës shkon jashtë kuadratit. Nuk i besojnë syve rrogozhinasit.
71′ Shans i artë për Egnatian me Xhekson, që gjuan bukur me kokë brenda zonës, por bën mrekullini aty Dajsinani, që i mohon golin e barazimit vendasve.
71′ Zëvendësi te Laçi, largohet Adeleke në lojë Zarubica.
70′ Kërcënon edhe Pedro, po gjuajtja e tij nga jashtë zonës, shkon ngjitur me traversën.
69′ Shehu provon me një predhë nga distanca, por grushton në vështirësi portieri Puja që mban në lojë të tijët.
65′ Dy zëvendësime te Egnatia, largohen Krasniqi dhe Lila në vend të tyre Ademi dhe Levendi.
62′ Krasniqi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Adelekes.
60′ Pranë golit të dytë Laçi, me Deliun, por tentativa e mesfushorit ndalet nga portieri Puja. Shumë agresivë kurbinasit në këtë pjesë të dytë.
56′ GOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet rezultati! Sali Guindo gjen rrugën e rrjetës. Goli i 15-të sezon për sulmuesin e skuadrës kurbinase.
49′ Guindo shpërdoron një rast të artë! Sulmuesi provoi me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por nuk u koordinua siç duhet, duke “falur” vendasit.
46′ Pjesa e dytë starton me 2 zëvendësime te Laçi, largohen Ziko dhe Ujka në fushë Qato dhe Turkaj.
Mbyllet pjesa e parë! Menjëherë sapo gjyqtari ka sinjalizuar fundin e 45 minutave, në “Arena Egnatia”, ka shpërthyer tallavaja, teksa në sfond dëgjohet kënga “Jasha Gon Kalaja”.
45+2′ Pjesa e parë mbyllet me shansin e Mazrekajt që provoi të surprizonte Pujën nga goditja e dënimit në krahun e majtë, por topi shkoi mbi travershë.
45′ Franc Ymeralilaj është i ndëshkuari i parë i sfidë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zikos.
40′ Duele të shumta në mesfushë, mungojnë aksionet e rrezikshme në portat respektive.
35′ Bie disi tempi i ndeshjes, me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin në mesfushë.
30′ Perdo provon të dhurojë spektakël, duke tentuar një supergol nga mesi i fushës, por tentativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit të Dajsinanit.
23′ Pranë golit Egnatia me Agbekpornun, gjuajtja e mesfushorit ndalet fillimisht nga Malota, më pas futbollisti i skuadrës rrogozhinase tenton sërish, por topi shkon drejt e në duart e portierit Dajsinani.
19′ Minuta mjaft të mira për Laçin që është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit.
11′ Aksion mjaft i bukur i Laçit me Adeleken, që gjuan bukur brenda zonës, por ndalet nga portieri Puja, goditje këndi për Laçin.
9′ Egnatia jep shkëndijën e parë me Delarzh, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit e Laçit, teksa gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.
4′ Ndeshja nis e qetë me të dyja skuadrat që duket se studiojnë njëra tjetrën, pa rrezikuar portat respektive.
1′ Starton sfida në Rrogozhinë!
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Duranski, Xhekson, Majkëll, Krivanjeva, Delarge, Imeri, Allmuça, Pedro Augusto.
Trajner: Zekerija Ramadani
LAÇI: Dajsinani, Shehu, Guindo, Malota, Mazrekaj, Adeleke, Deliu, Velija, Ziko, Velkovski, Ujka.
Trajner: Shpëtim Duro
Arena e Lajmit
