
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur nga policia greke në qytetin e Patrës, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpol Tirana. I dyshuari kërkohej nga autoritetet shqiptare për veprën penale të “vjedhjes me armë”, ngjarje e kryer në territorin shqiptar.
Aksioni për ndalimin e tij u realizua nga oficerët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Patra. I arrestuari është dërguar menjëherë pranë Prokurorisë së Apelit të Patras, ku kanë nisur zyrtarisht të gjitha procedurat e nevojshme ligjore me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me organet e drejtësisë.
and then