
Kanë nisur dorëheqjet në nivelet drejtuese të administratës shtetërore, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.
Tre drejtues të rëndësishëm në institucionet e varësisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Bëhet fjalë për Besmir Bejën, drejtor të Përgjithshëm të Doganave, Ilir Binajn, drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve, si dhe Etugert Llazin, drejtor të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).
Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilët drejtues do të zëvendësohen dhe nëse vala e dorëheqjeve do të shtrihet edhe në institucione të tjera.
and then