Nuk kishte ndodhur as me Skënderbeun, Egnatia shkruan historinë për Shqipërinë në Europë (ARSYEJA)

Egnatia barazoi dje me rezultatin 1-1 përballë Arhus, duke ndarë nga 1 pikë në Danimarkë. “Panorama Sport” e raporton këtë si pikë historike në transfertë për një klub të Shqipërisë, duke qenë se Skënderbeu nuk e bënte më parë të njëjtën gjë.

Skënderbeu nuk ia doli të grumbullonte asnjë pikë në transferta, kur luante në grupet e Ligës së Europës. Egnatia që përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Konferencës, ia doli që në takimin e parë.

Kampionët po bëjnë mjaft mirë. Dy pikët e grumbulluara deri tani janë falë golave të Ildi Grudës, pikërisht përballë danezëve të Midtjilland dhe Arhus.

Sfida e radhës për Egnatian do të jetë ndaj Universita Kraiovas. Kjo përballje është rezervuar në transfertën rumune, më 5 nëntor prej orës 21:00.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×