Serie A/ Inter mund pastër Parmën dhe ruan kreun, rikthehet te fitorja Napoli

Interi rikthehet te fitorja në Serie A, duke ruajtur kreun e renditjes edhe pas javës së 6-të, pasi  mposhtën Parmën me rezultatin e pastër 3-0 në “San Siro”. Zikaltërit e zgjidhën takimin që në pjesën e parë, me Sucic që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, me kroatin që përfitoi nga një gabim i Keita. Përpara se Calhanoglu të dyfishonte me penallti në të 19-ën. Në minutën e 31-të, Thuram vulosi fitoren me golin e tretë, pasi një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt të Mkhitaryan. Në pjesën e dytë, Interi administroi avantazhin, duke mos i dhënë mundësi Parmës të rikthehej në lojë. Me këtë sukses, skuadra e Chivut ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe ruan kreun e renditjes.

Fitore bindëse edhe për Napolin, që mposhti Frosinonen 3-0. Pas disa rasteve të rrezikshme në minutat e para, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 29-të me De Bruyne, nga pika e bardhë e penalltisë. Belgu goditi nga pika e bardhë pasi vetëm pak sekonda pasi sulmuesi Hojlund kishte humbur 11 metërshin, por gjyqtari vendosi që penalltia të përsëritej, për shkak të parregullsisë në momentin e goditjes. Tri minuta më vonë, Noa Lang përfitoi nga një top i kthyer prej portierit Palmisani dhe dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, Napoli menaxhoi lojën, ndërsa në minutat shtesë De Bruyne realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 10 pikëve, duke barazuar Frosinonen.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×