
Një aksident është regjistruar gjatë natës në aksin e vjetër rrugor Droje-Fushë Krujë. Mësohet se një mjet kamion trajler ka dalë nga rruga e ka rënë në anë të rrugës.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur drejtuesi i kamionit, shtetasi Artur Sinani, 52 vjeç.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Arena e Lajmit