Sheva do të blejë klubin e Memushajt? Në Itali bëhen lëmsh për një vizitë te okulisti

Mediat italiane prej dy ditësh kanë komentuar gjerësisht një lajm të bujshëm për një vizitë të Andri Shevçenkos në Abruco. Në mediat vendase u komentua gjatë se kjo vizitë ishte për dëshirën që kishte ish-sulmuesi i njohur ukrainas për të marrë në pronësi një klub, duke piketuar Peskarën ku aktivizohet Ledian Memushaj.

sheva

Por në fakt, gjithçka rezultoi të ishte një ngatërresë e madhe, pasi vizita e Shevçenkos në Abruco nuk kishte si qëllim blerjen e klubit të njohur italian i cili aktualisht militon në Serinë C.

“Rete8”, televizioni lokal, ka mësuar se vizita e Shevçenkos kishte si qëllim vetëm një takim me një okulist shumë të njohur në këtë zonë. Ish-sulmuesi ukrainas ka kërkuar të bëjë një vizitë të specializuar dhe kjo ishte arsyeja e qëndrimit njëditor në Abruco, teksa është kthyer sot pasdite në Milano.

PANORAMASPORT. AL


Sheva do të blejë klubin e Memushajt? Në Itali bëhen lëmsh për një vizitë te okulisti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook