
Ditën e sotme në orën 14:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se dy emrat që po qarkullojnë si propozime për President, janë ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës.
Ish deputet dhe ish ministër i Kulturës, Visar Zhiti është shkrimtar, ish i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, dhe diplomat.
Neritan Ceka është një arkeolog, profesor dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga 27 korriku 1997 deri më 18 prill 1998.
Pas mbledhjes së fundit të konferencës së kryetarëve, grupi i Enkelejd Alibeajt vendosi të hartojë një draft që do ta diskutojë me shumicën.
BalkanWeb zbardh draftin e plotë ku parashikohen në detaje kriteret e zgjedhjes së presidentit dhe formula se si duhet të veprohet në çdo raund.
KRITERET PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS