VIDEO E RE/ I tronditur dhe i gjakosur ecën në mes të rrugës, i riu që i mbijetoi sulmit në Lezhë pyet qytetarin: A kam plumb në kokë?

Lezhe Aksidenti433

BalkanWeb ka siguruar pamjet e para pak pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Lezhë, ku dy të rinj i shpëtuan mrekullisht një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për BalkanWeb videon, ku shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.

Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!

Arena e Lajmit

VIDEO E RE/ I tronditur dhe i gjakosur ecën në mes të rrugës, i riu që i mbijetoi sulmit në Lezhë pyet qytetarin: A kam plumb në kokë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook