Vieri kritikon ashpër “Zonjën”: Sezon i dështuar, Juvja s’bën dot dy pasime

Kristian Vieri nuk është aspak i lumtur me paraqitjen sezonale të ish-skuadrës së tij, Juventusit, për të cilën ka kritika shumë të mëdha në emisionin e tij në rrjetet sociale, “Bobo TV”:

vieri 1

“Nëse Milani fiton titullin ka bërë më shumë sesa një mrekulli, duke qenë se teknikisht është shumë më poshtë sesa Interi, ndonëse kuqezinjtë së bashku me Atalantën dhe Napolin bëjnë pa dyshim futbollin më të mirë në Itali.

Nga ana tjetër, nuk mendoj se për Interin do të ishte një faliment nëse e mbyll i dyti, por natyrisht që një dështim total është Juvja me vendin e katërt.

Ata janë një ekip që nuk arrin të bëjë dot dy pasime radhazi, ndonëse ka lojtarë cilësorë dhe të paguar me shumë miliona”.

Arena e Lajmit


Vieri kritikon ashpër “Zonjën”: Sezon i dështuar, Juvja s’bën dot dy pasime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook