Nesër mbledhje pa kuorum? Alibeaj: S’ngelem peng i numrave! Nesër shkoj në Konferencën e Kryetarëve me…

Alibeaj1

Në një komunikim për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se presidenti i ri duhet të jetë një figurë mbi palët , një president i të gjithë shqiptarëve.

I pyetur lidhur me mbledhjen e nesërme, nëse do të jetë një mbledhje pa kuorum, Alibeaj  tha se nuk mbetet peng i numrave.

Pyetje: Keni hedhur akuza në drejtim të Ramës për procesin e mbyllur në zarf. A është ky një proces transparent, nuk dimë çfarë kanë propozuar deputetët e PD. Zoti Xhaferri ka deklaruar e përfshihen të gjithë deputetët?

Alibeaj: Zoti Xhaferri ka thënë për deputetët tanë, anëtarë të Grupit Parlamentar.

Me LSI do negocioni?

Alibeaj: Unë e bëra të qartë, me Grupet Parlamentare.

Në mbledhje me vendim pa kuorum?

Alibeaj: Nesër shkoj në konferencën e Kryetarëve  së bashku me Gjekmarkaj,zonjën Duma , Mediun dhe zonjën Mesila Doda,.  Është dhe zonja Tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu. Në mbledhjen e kaluar në këtë seli secili nga deputetët ,artikuloi të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e presidentit. Unë mendoj që do duhet të jetë proces i mirë-informuar për këdo. Radhën e kaluar ju thashë po sikur unë të them kam si kërkesë që ta propozojë opozita. Po qe për numrat ne e dimë. Ne po flasim për një president që nuk duhet të jetë u pallatit parlamentar, por një president i shqiptarëve. Duhet të jetë një figurë mbi palët.

Sa deputetë kanë miratuar draftin?

Alibeaj: Sot 22 dhe ky draft do tu kalohet edhe deputetëve që nuk e patën të mundur të jenë fizikisht, do t’u jepet të gjithëve.

Ishin 22 deputetë në mbledhje?

Alibeaj: 22 deputetë janë ata që sot përbëjnë atë që quhet kuorum…

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook