Monako ka bërë goditjen e parë në merkato.
Klubi nga Principata ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të Salernitanës, Mamadu Kulibali.
23-vjeçari, i cili është shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike Monako me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Salernitanës, Kulibali është aktivizuar gjithsej në 10 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.
Më parë ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Udinezes, Trapanit, Virtus Entelës, Karpit, Peskarës dhe me paraqitjet e tij ka bërë që Milani të interesohej për mesfushorin 23-vjeçar, por pa mundur dot ta konkretizojnë si tratativë.
✍️ L’AS Monaco est heureux d’annoncer la signature du premier contrat professionnel de Mamadou Coulibaly.
Félicitations Mamadou !
🇲🇨 #MadeInLaDiagonale
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) May 5, 2022
– Arena e Lajmit