Barça, Flick nuk fshihet: Dua finalen e Champions!

Hansi Flick nuk e fsheh dëshirën për të përjetuar një nga momentet më të mëdha të karrierës së tij në stolin e Barcelonës. Trajneri gjerman do të dëshironte që skuadra katalanase të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta luante atë para tifozëve të saj në “Spotify Camp Nou”.

“Patjetër. 100 për qind. Si trajner ose si tifoz, do ta shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.

Në futboll gjithçka është e mundur. Jam i lumtur te Barcelona dhe jam i lumtur që drejtoj Barçën, por nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.

Ëndrra jonë është të jemi të parët që e fitojmë Ligën e Kampionëve. Kemi dëgjuar për këtë. Është një lajm i mirë për klubin. Ky stadium, kur të përfundojë, do të jetë i jashtëzakonshëm”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×