Sezoni po i afrohet fundit dhe në Torino, përveçse do të mësojnë nëse do ta mbyllin me “zero tituj” apo me Kupën e Italisë këtë vit futbollistik, tifozët po presin të mësojnë edhe se çfarë do të ndodhë me Xhorxho Kielinin.
Pasi kapiteni do të tërhiqet nga kombëtarja e Italisë më datë 1 qershor, në finalen kontinentale me Argjentinën, në përfundimit të kampionatit ai do të lajmërojë edhe vendimin për të qëndruar apo jo te Juventusi.
Ndonëse qendërmbrojtësi 38-vjeçar ka edhe një tjetër vit kontratë me bardhezinjtë, së fundmi janë shtuar së shumti zërat se ai po mendon që të pranojë një ofertë të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo duket më shumë një zgjedhje jete, sesa sportive për Xhorxho Kielinin.
Arena e Lajmit