“Do merrem personalisht me ty!”/ U ndalua në Elbasan pas dyshimeve për kanosje të gjyqtarit, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Uljan Barjami: Nuk ka konsumuar vepër penale!

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pak kohë më parë në Elbasan.

Barjami ishte ndaluar me iniciativë të oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi dyshohej për veprat penale të kanosjes dhe kundërshtimit të prokurorit Gjergji Ceka.

Në momentin e ngjarjes, avokati ishte në cilësinë e mbrojtësit ligjor të të dyshuarit Maksim Suci.

Gjykata shprehet se avokati nuk ka konsumuar vepër penale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×