
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor.
Automjeti me targa AB178DV drejtohej nga shtetasi Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet në momentin e daljes nga rruga.
Një tjetër element që e bën më të ndërlikuar ngjarjen është konstatimi i një arme zjarri, tip pistoletë, në afërsi të automjetit të dëmtuar.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt dhe se mund të jetë dëmtuar, përpara se automjeti të dilte nga rruga. Megjithatë, këto rrethana mbeten për t’u verifikuar nga grupi hetimor.
Policia po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë rrethanat e konfliktit të dyshuar dhe mënyrën sesi arma e zjarrit ka përfunduar pranë automjetit.
Hetimet për këtë ngjarje do të ndiqen nga Komisariati i Policisë Librazhd.
and then