Vendimi i qeverisë, patentat shqiptare njihen në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Patenta

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e qeverisë njoftoi se ka miratuar marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Kryeministri Edi Rama

V e n d i m

Përmiratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Vendimi i qeverisë, patentat shqiptare njihen në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook