Përplasjet e Berishës me ambasadoren Kim, Salianji: Jam kundër sulmeve ndaj zyrtarëve të SHBA, luftën e kemi me Ramën

58878787

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa.

Gjatë bisedës ai ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, ku edhe ka theksuar se nuk është dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë.

“Nuk bie dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ne nuk kemi betejë me asnjë përfaqësues amerikan, duhet dhënë fund debateve të brendshme në parti. Luftën e kemi me Edi Ramën”, është shprehur Salianji.

Ndërkohë sot për herë të parë ai ka pranuar se ish kryeministri Sali Berisha ka shumicën në Partinë demokratike.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×