Komisioni i Disiplinës në FIFA ka marrë vendimin lidhur me rezultatin e sfidës kualifikuese të botërorit mes Brazilit dhe Argjentinës, e cila nuk u zhvillua për shkak të problemeve me rasteve e Covid-19 që dy skuadrat kishin.
Të dy skuadrat kërkuan tre pikët në tavolinë për ndeshjen sipas pretendimeve që paraqitën për mos prezencën e njëra-tjetrës.
FIFA vendosi ditën e sotme të refuzonte kërkesat e palëve dhe të ri-konfirmonte dënimet me gjobë për dy kombëtaret.
Data për zhvillimin e këtij takimi mbetet ende për t’u vendosur, me dy skuadrat që janë kualifikuar në Botërorin Katar 2022.
Arena e Lajmit
