E rëndë në Burrel/ Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, 89-vjeçari përfundon te QSUT-ja me djegie

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar, i identifikuar si Adem Mara, ka pësuar djegie të rënda në trup. Sipas dyshimeve paraprake, vajza e tij, 43-vjeçarja Majlinda Mara, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

I moshuari u transportua drejt një spitali në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor. Burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëjnë me dije se 89-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje stabël.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e saj mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×