Tragjike në Tiranë, mbyten në liqenin e Prushit dy të mitur 11 dhe 13 vjeç, policia dhe polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet

20190124103727 Liqeni I Prushit Foto

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.

Policia njofton se të miturit janë të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndërsa polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×