
Disa vite më parë do të dukej e pamundur një moment i tillë i fotografuar nga paparaci ynë.
Jozefina Topalli është rikthyer në Partinë Demokratike, pasi për shumë vite është treguar e ashpër me këtë forcë, madje çeli edhe parti të sajën.
Por me rikthimin e Berishës, edhe ishKryeparlamentarja është rikthyer në partinë e saj. Entuziazmi i saj për këtë rikthim nuk mund të fshihet, pasi në këto poza, Topalli shfaqet e buzëqeshur në krah të kolegëve të saj.
Si gjithnjë, e veshur serioze, Topalli është ndër emrat më aktivë të Partisë Demokratike në këto javët e fundit.