Këlliçi takim me ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo: Ish-të burgosurit politikë iranianë erdhën në Shqipëri në 2013-ën, PD i u mundësoi strehë të sigurt

280705415 567168438103364 401152435993346014 N

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Takimi në fjalë erdhi në një ceremoni të bërë nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë. Këlliçi, kujtoi ardhjen e ish-të burgosurit politikë iranianë që u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

REAGIMI
Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.
Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.

U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.

Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

Ne qëndrojmë krah tyre!
Krah lideres Maryam Rajavi!
#FreeIran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×