Aktori Dwayne Johnson ose ndryshe i njohur me emrin e tij artistik “The Rock” e befasoi nënën e tij, Ata me një shtëpi krejt të re, teksa ka zbuluar në një seri videosh që tregojnë reagimin e të ëmës.

“Kur isha djalë i vogël, e urreja kur nëna ime qante”, shkroi Johnson. “Këto ditë, me kënaqësi do t’i marr lotët e gëzimit. E befasova mamin dhe i bleva një shtëpi të re.”
Johnson shpjegoi se atij dhe ekipit të projektimit iu deshën tetë javë për ta mobiluar shtëpinë plotësisht përpara se t’ia tregonin Ata-s.

“Gjithçka që ajo pa ishte krejt e re dhe një surprizë totale,” ndau ai. “Unë kam qenë mjaftueshëm me fat që i kam blerë disa shtëpi gjatë viteve, por kjo është e veçantë pasi më ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, pas një jete udhëtimi, dua që kjo shtëpi të jetë e fundit. Kjo është ëndrra ime. Mami, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të të bëj të lumtur – mirë se erdhe në shtëpi.”
“Unë gjithmonë them, nëse ke një nënë të mirë, atëherë ke mundësi të bëhesh një qenie njerëzore e mirë dhe e kujdesshme”, vazhdoi Johnson. “Le t’i japim të gjithë nënave tona një përqafim të fortë këtë fundjavë dhe t’i bëjmë ato të lumtura.”
View this post on Instagram
Në një video shtesë, Ata shikoi “Smackdown Room” e saj të ri, e cila është një hapësirë e mbushur me kujtime kushtuar karrierës së gjatë të djalit të saj si atlet, mundës, aktor dhe sipërmarrës.
“Në shtëpitë e saj ajo gjithmonë ka ‘Smackdown Room’ e saj ku mban sendet më të bukura të Rock, por me kalimin e viteve ato janë mbushur plot” shpjegoi ai.
Në video, Ata mund të shihet duke hyrë në dhomë dhe duke përsëritur: “Oh Zot, kjo është e bukur”, i thotë ajo djalit të saj.
View this post on Instagram
“E vërteta është, kur unë jam vetë në këtë dhomë që ajo ka krijuar, kanë një energji kaq pozitive dhe të bukur. Gjithmonë një kujtesë e mirë për mua që të mos harroj kurrë se nga kam ardhur dhe të jem gjithmonë mirënjohës. Mirë se vjen në shtëpi mami.”
and then