Kur kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i Serisë A, të shumta janë shanset që verdikti të jepet në javën e fundit. Për këtë, Interi dhe Milani ishin planifikuar të zbrisnin në fushë njëkohësisht të shtunën e 21 majit në orën 15:00, me zikaltrit që do të përballeshin në “San Siro” me Sampdorian, ndërkohë që Milani udhëtonte për transfertën e Sasuolos, plane këto të Ligës Italiane për t’i lejuar fituesit të festonte të dielën në “San Siro” me tifozërinë e vet.

Por Ministria e Brendshme i ka kërkuar Ligës që të bëjë zhvendosjen e datës, pasi të shtunën në sheshin “Duomo” të Milanos do të mbahet një koncert gjigant dhe kaosi nga përzierjet e festimeve të tifozërisë me publikun e koncertit është i pashmangshëm.
Për të evituar këtë, pritet që Milani dhe Interi të luajnë të dielën në 15:00, me të vetmin kusht që nëse kuqezinjtë shpallen kampionë, tifozëve zikaltër do t’u duhet të boshatisin “San Siro”-n ku do të luajë Interi, për t’i lejuar 1 orë pas përfundimit të ndeshjes, pra në orën 18:00 nisjen e festimeve Milanit.
Një ngjarje e tillë ka edhe precedentin e 2008-ës, kur Interi pasi u shpall kampion në Parma, u rikthye “San Siro”-n e boshatisur një orë më parë nga “kushërinjtë” për të festuar.
PANORAMSPORT.AL
and then