
Finlanda dhe Bjellorusia kanë mbyllur në barazim pa gola përballjen e tyre në Helsinki, një rezultat që i jep Shqipërisë një mundësi të mirë për të ndryshuar situatën në krye të Grupit 1 të Ligës C.
Të dyja skuadrat u përpoqën të fitonin, por 90 minutat nuk sollën asgjë tjetër përveçse dy golave të anuluar. Finlanda mbetet kështu me 4 pikë, ndërsa Bjellorusia regjistron pikën e parë në këtë fazë të kompeticionit.
Shqipëria kërkon suksesin ndaj San Marinos dhe me një triumf të mundshëm, kjo do t’i çonte në kuotën e 6 pikëve, duke i vendosur të vetëm në krye të grupit.
and then