
Real Madrid e ka me nxitim, kërkon të blindojë sa më shpejt një prej yjeve kryesor të ekipit, Jude Bellingham. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë gati një kontratë të re deri në vitin 2031, ndërkohë që kontrata aktuale i skadon në 2029. Në kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës për mesfushorin anglez pas tre viteve si protagonist absolut në Madrid. Aktualisht, Bellingham përfiton 15 milionë euro në sezon, ndërsa nga kontrata e re do të përfitojë afro 25 milionë euro, aq sa Vinicius jr, i cili është një nga lojtarët më të paguar në Madrid.
Sipas The Athletic, negociatat janë në një fazë të avancuar dhe mund të mbyllen brenda vitit. Kontrata e re ka si synim të përforcojë pozitat e Bellingham brenda dhomave të zhveshjes. I transferuar nga B.Dortmund në vitin 2023, për 100 milionë euro, mesfushori anglez vijon të bëjë liderin edhe me Jose Mourinhon në stol.
Bellingham është një pinjoll i Mourinho-s pasi i ka luajtur të gjithë ndeshjes si titullar që nga fillimi i këtij sezoni. Në 17 ndeshje, Bellingham ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 4 assiste.
and then