Derbi i së shtunës së shkuar ndaj Tiranës në Elbasan përmbylli një sezon të errët për “demat” për sa u përket përballjeve me rivalin e përjetshëm. Kjo është hera e parë, të paktën që nga edicioni 2013-2014 që skuadra e kuqe nuk arrin minimalisht një fitore në ndeshjet ndaj bardhebluve, që nuk janë pak, por katër të tilla në sezon.

Ky është një tregues i qartë se ky sezon është për t’u harruar për “demat” edhe në rast se kualifikohen në Europë. Në këtë sezon Tirana ka arritur të fitojë plot tri derbe, një me shifrat 1-0 dhe dy të tjerë me rezultat 2- 1, teksa njëra prej përballjeve, ajo e fazës së tretë, është mbyllur në barazim 0-0.
FUNDI I EPOKËS – Ky bilanc pas këtyre katër ndeshjeve përmbyll një epokë të gjatë suksesesh dhe epërsie në derbet ndaj Tiranës në dekadën e fundit. Tashmë peshorja është kthyer në anën e bardhebluve dhe Partizani nuk shijon fitore në derbi prej më shumë se një viti, saktësisht prej 423 ditësh.
Që nga ai triumf me shifrat 1-2 në “Selman Stërmasi”, kur shënonin Bardhi e Belica për të kuqtë e Hoxhallari për Tiranën, janë zhvilluar edhe pesë ndeshje të tjera, nga të cilat tri i kanë fituar kampionët aktualë dhe dy janë mbyllur në barazim pa gola. Kujtojmë që në sezonin 2019-2020, të kuqve iu thye një ecuri prej rreth 6 vitesh pa humbur në derbet ndaj Tiranës, teksa që nga ajo periudhë bardheblutë janë kthyer superiorë në derbi dhe kanë nisur tashmë një epokë të re.
Partizanit i lind detyra e madhe për ta thyer këtë seri pa humbje të rivalëve, pasi një hakmarrje tjetër kaq e madhe, do të shkaktonte një dhimbje pa fund për tifozët.
BILANCI TOTAL – Gjithsesi, bilanci total i përballjeve direkteanon krejtësisht nga të kuqtë. Mes dy ekipeve janë luajtur 166takime deri më tani që nga viti1947 në të dyja kompeticionet:Kupë dhe kampionat. Partizanika fituar më shumë se Tirananë derbi, plot 68 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnëvetëm 46 fitore. 52 ndeshje tëtjera janë mbyllur në barazim.
Arena e Lajmit
and then