Një stadium që i sjell kujtime të bukura Italisë, UEFA vendos ku do të luhet finalja e Euro 2024

UEFA ka zyrtarizuar sot axhendën e fazës finale të Euro 2024, i cili është përcaktuar që do të zhvillohet në Gjermani. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar sot kalendarin e ndeshjeve, që do të zhvillohen nga data 14 qershor 2024, deri më 14 korrik 2024.

italia berlin

Sipas planit të miratuar sot, ndeshja e hapjes e këtij aktiviteti do të jetë në Mynih, në “Allianz Arena”, ndërsa “Olympiastadion” i Berlinit do të presë finalen. Një stadium ku u luajt edhe finalja e Botërorit 2006, turneu i fundit madhor që ka pritur Gjermania, me Italinë që u shpall kampione.

Për herë të parë, UEFA ka vendosur një kriter gjeografik sa i përket fazës në grupe, pasi ka caktuar që të grupojë ndeshjet me tre zona të ndryshme: Veri/Veri-Lindje (Berlin, Hamburg, Lajpcig), Lindje (Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirshen, Këln) dhe Jug (Frankfurt, Mynih, Stutgart). Ndeshjet në çdo grup kualifikues do të zhvillohen vetëm në dy prej këtyre grupimeve të qyteteve ku janë stadiumet, Në këtë mënyrë do të rekrutohen ndjeshëm distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët, duke favorizuar zhvendosjen me autobusë dhe tren.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×