“Sekti i vetëposhtërimit”, Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Je i damkosur ndërkombëtarisht, ke përdorur pushtetin për…

281847550 567506978063742 6181575517169945388 N

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas ironisë së ish-kryeministrit Sali Berisha për negociatat mbi presidentit.

Bëhet fjalë për një postim në rrjetin social Facebook të Berishës, ku shfaqej një karikaturë që ironizonte negociatat për presidentin duke thënë: “Sekti i vetëposhtërimit”.

Ndërkohë, Bardhi i është përgjigjur me një postim në Twitter.

“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, ka shkruar ai.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×